Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

E rëndë, gjendet i pajetë 59-vjeçari në një kanal në Lushnjë

Lajme të ngjashëm

Një 59-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Lushnjë, në një kanal në fshatin Plug.

Policia bën me dije se i pajetë është gjetur shtetasi A. K., 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Me datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë