Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo.
Artistët u vendosën përpara një pyetësori për të përshkruar miqtë dhe kolegët e tyre me një fjalë të vetme. Mes personazheve të famshëm që u shfaqën në ekran, ishte dhe këngëtarja shqiptare, po ashtu e famshme, Dua Lipa.
Dj Diplo e përshkruajti me fjalën “shqiptare”, ndërsa Rita Ora dha një brohorimë e ndërsa mori duartrokitjet e publikut.
“E bukur”-ishte fjala me të cilën ajo përshkroi bashkëkombasen e saj.
Më herët është përfolur se dy këngëtaret nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën, por ato asnjëherë nuk kanë konfirmuar diçka të tillë.