Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e vona në Yershk të Tiranës, ku një vajzë e re është tmerruar pasi u ndalua në rrugë nga një person të cilin ajo nuk e njihte dhe është ngacmuar seksualisht.
Rasti në fjalë është denoncuar në komisariatin numër 6 në Tiranë nga 22 vjeçarja me inicialet M.M. Vajza ka rrefyer përpara oficerëve të policisë se një person i panjohur ka tentuar ta ngacmojë seksualisht në një rrugicë pranë një restoranti.
E reja ka pohuar se nuk e njihte burrin që e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Pas këtij denoncimi efektivët e Policisë së Shtetit janë vënë në veprim për të zbuluar autorin e këtij akti, duke përdorur kamerat e sigurisë në rrugën ku ka ndodhur ngjarja, për ta zbardhur atë të plotë.