Prej tre netësh, Festivali Sanremo ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave.
Komentet kanë qenë të shumta jo vetëm për këngëtarët, por edhe për moderatoret.
Së fundmi, është zbuluar se e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina më shumën e marrë ka bërë një gjest bamirësie.
Paratë Georgina i ka dhuruar për të ndërtuar një spital për fëmijë në Torino, i cili ka nevojë për investim.
Kujtojmë që pak ditë para se festivali të fillonte, u tha se Georgina kishte kërkuar të paguhej me 140 mijë ndërkohë që produksioni kishte vendosur shumën 20-25 mijë euro për të gjitha prezantueset.