Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të rikthehet në partinë e tij, LSI, një ditë pas mbarimit të mandatit si kreu i shtetit.
Por sipas Baton Haxhiut, LSI nuk është e mjaftueshme për Metën. Analisti nga Kosova tha në “Opinion” se Meta do të kërkojë riorganizimin dhe bërjen bashkë të partive të voga.
“Sa e njoh unë Metën, nuk i mjafton LSI-ja. Do kërkojë riorganizim të partive të vogla. Ilir Meta nuk ka udhëhequr asnjëherë opozitën. E ka zënë doktori tani. Dhe për herë të parë mund të kemi një binom opozitar që përbëhet nga Berisha dhe Meta.
Meta mund të jetë në lartësinë e një lideri opozitar nëse i bën partitë e vogla bashkë. Ka plot parti që e duan një strehë. Për arsyen se ato janë pengesë në humbje të votave”, u shpreh Haxhiu.