Detaje të reja mësohen nga atentati mafioz me dy viktima te mbikalimi i Panajasë në Vlorë.
Dy viktimat Geno i njohur dhe si Shpati Lena dhe Hakim Xhezo u qëlluan me breshëri automatik nga një makinë teksa ishin në ecje e sipër. Dyshohet se autorët kanë qenë tre veta dhe i kanë mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë.
Lena dhe Xhezo lëviznin kryesisht me makinë të blinduar, por këtë herë kishin zgjedhur të qarkullonin me makinë të thjeshtë.
Ata ishin nisur drejt burgut të Lushnjes për t’i për t’i çuar rroba dhe ushqime Ermal alias Eduard Xhezo. Ky i fundit është vëllai i Hakim Xhezos që mbeti i vrarë sot në atentat, dhe vuan dënimin me 15 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje” në dëm të Arben Beqirajt ose “Beni të Çeçesë” ngjarje kjo e ndodhur në 4 gusht 2019 në plazhin e Vlorës.
Në makinë u gjetën çantat me ushqime dhe rroba për vëllain e Hakim Xhezos, por jo sende të tjera të jashtëligjshme.
Dyshohet se Lena dhe Xhezo e kanë kryer edhe më herët këtë intenerar nga Vlora drejt Lushnjes për t’i çuar ushqime Eduard Xhezos, ndaj edhe mund të jenë pikasur nga autorët, të cilët kanë zgjedhur për kryerjen e vrasjes thuajse të vetmin segment rrugor që nuk ka kamera sigurie.
Për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, prokuroria rrëzoi mundësinë e vrasjes së kryer në bashkëpunim, duke dënuar vetëm me gjobë Shpati Lenën dhe kunatin e Eduardit, Ariel Kingjin, për “moskallëzim të krimit”.
Lena në muajin maj 2022, u arrestua nga policia e Vlorës në zonën e “Ujit të Ftohtë”, pasi së bashku me Kristi Drollin dhe Ariel Kingjin,kunatin e Eduard Xhezos, është kapur me dy armë brenda në makinë. Dy pistoletat u morën përsipër nga Kingji dhe Drolli ndërsa Lena u la i lirë.