Situatë e paqartë është në këto momente në selinë e Partisë Demokratike. Dy mbledhje janë duke u mbajtur paralelisht në ambientet e partisë më të madhe opozitare në vend. Në një anë Basha me të vetët dhe në anën tjetër Grupi i Rithemelimit.
Pak minuta më parë atje shkuan 29 anëtarët e Grupit të Rithemelimit të PD, me në krye Sali Berishën. Ata thanë se do të vendoseshin në “selinë e demokratëve” për të ardhmen e tyre. Në të njëjtën kohë atje janë Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të kësaj force politike.
Siç shihet dhe nga pamjet, Basha ndodhet në një nga sallat e mëdha në katin e dytë të selisë së PD dhe atje po zhvillohen diskutime për zgjedhjet në FRPD. Ata qëndrojnë të qetë dhe vazhdojnë diskutimet, kurse në sallën përballë janë vendosur anëtarët e Rithemelimit të PD.
Kur kamerat u fokusuan në një moment në sallën ku ndodhen këta të dytët, të gjithë ishin në këmbë dhe të mbledhur rreth njëri-tjetrit sepse nuk kishte asnjë karrige. Këtë e tha më herët dhe vetë Berisha.
“I ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij. Se nuk i mjafton karrigia e vetë”, tha Berisha për kreun e PD Lulzim Basha.