Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

Dy kompanitë e mëdha bëhen bashkë, nisin testimin e vaksinës kundër COVID-19 te njerëzit

Lajme të ngjashëm

Kompania gjermane BioNTech dhe gjigandi farmaceutik amerikan Pfinzer kanë filluar testimin e vaksinës kundër koronavirusit te njerëzit.

BioNTech raportoi se deri tani janë 12 njerëz në Gjermani që e kanë marrë vaksinën, por pa dhënë asnjë informacion për rezultatet.

Ndërkohë, sipas Pfinzer, vaksina eksperimentale do të fillojë të testohet javën e ardhshme në SHBA, ku 200 vullnetarë do të marrin vaksinën.

Kompanitë shpresojnë se do të kenë një vaksinë përfundimtare deri në vjeshtë.

Vaksina e quajtur BNT162 do të testohet te 200 vullnetarë të moshës 18-55 vjeç, të cilët do të marrin një dozë prej 1 mikrogram deri në 100 mikrogramë, për të gjetur dozën optimale për studime të mëtejshme.

“Kjo është një shenjë shumë e mirë që ne mund të fillojmë testimin klinik tani. Sigurisht, siguria është një udhëzim i rëndësishëm për ne dhe testimi do të marrë muaj. Siguria është parësore kur bëhet fjalë për këtë lloj vaksine”, vuri në dukje disa ditë më parë Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Më shumë