Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në aksion Fier-Vlorë.
Një mjet triçikël me të cilin po udhëtonte një person është goditur nga një automjet Kia me targë AA 613 LM, i cili më pas është përplasur me një tjetër automejt tip Volvo me targë FR 1420 D.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën personi që udhëtonte me triçikël, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Policia po heton për shkaqet e aksidentit, si dhe për identifikimin e përsonave të përfshirë në të.