Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
34 %
4.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

‘Duhet të zgjohemi’, Basha i revoltuar me gazetarët: Televizionet ku punoni janë të blera nga Rama

Lajme të ngjashëm

Pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, kryedemokarti Lulzim Basha nuk ka bërë të ditur nëse opozita do të marrë pjesë në seancat plenare që priten të zhvillohen gjatë kësaj jave.

“Do e u bëjmë të ditur kur të merret një vendim”, u shpreh Basha.

Gjithashtu kryedemokrati ‘sulmoi’ gazetarët të cilëve u tha se televizionet në të cilat ata punojnë janë të paguara nga kryeministri Edi Rama.

“Mashtrime te televizioneve të blera nga Rama mundohen ta paraqesin protestën e studentëve si apolitike. Kjo është një protestë kundër kurroupsionit të arsimit të lartë.

Mediat e blera nuk tregojë të vërtetën sepse Rama u jep lek.

Sa më keq është Edi Rama aq më shumë tendera fitojnë pronarët e mediave.

Studentët janë në protesë e ne i mbështesim ata, ju duhet të bëni detyrë tuaj si gazetarë.

Duhet të zgjohemi, ky është momenti duhet të jemi gjithë bashkë pavarësisht bindjeve politike”, u shpreh Basha.

 

Më shumë