Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar disa foto me flamurin kombëtar kuq e zi. Ajo shkruan se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në këtë 28 nën[tor në Tiranë, si qytetarja më e re, pasi ditë e djeshme mori nënshtetësinë shqiptare.
Dua do të këndojë sonte në sheshin “Skënderbej”, në koncertin madhështor që do të mbahet me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
“110 VJET PAVARËSI! Shumë e lumtur që jam në Tiranë, Shqipëri, si qytetarja më e re për të performuar për ju të gjithë sonte. THE FINAL FUTURE NOSTALGIA SHOW, po pres me ju paa!!! !!!!”, shkruyan Dua Lipa krahas postimit në Instagram.
Lexo edhe:Dua Lipa mori nënshtetësi shqiptare, mediet ndërkombëtare jehonë lajmit
View this post on Instagram