Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Drogë nga porti i Durrësit drejt italisë, arrestohet 60 vjeçari (EMRI-VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Policia Kufitare ka goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme.

Janë sekuestruar 6 kg e 105 gramë lëndë narkotike  Marjuanë.  Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas italian, Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali.

Gjatë kontrollit të imtësishëm  të ushtruar në vijën e dytë  mjetit tip Fiat, me drejtues një shtetas italian, me destinacion Italinë, në pjesën e  poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë  e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike “.

Njoftimi i policisë:

Port – Durrës

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 6 kg e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marjuanë. Arrestohet në flagrancë një shtetas italian. Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare ka ushtruar kontroll në një mjet me drejtues një shtetas italian, me destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të cilët arrestuan në flagrancë shtetasin:  Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike ” parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.

Më shumë