Vendoset për nesër mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e draftit të ndryshimeve kushtetuese.
Paradite në orën 11:00 Xhafaj kalon për diskutim në Komisionin Parlamentar dhe më pas ia përcjell Komisionit të Venecias.
Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka shkuar sot në zyrën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta për të biseduar për Reformën në Drejtësi. Më herët, në zyrën e Metës ishte duke biseduar edhe kryeministri Edi Rama.
Dje ka patur disa zhvillime të rëndësishme natën, ku Meta dhe Rama u takuan së bashku në zyrën 30, por më parë në zyrën e Ramës shkuan dy ambasadorët e SHBA-ve Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Donald Lu ka qenë ditë më parë në zyrën e Metës.