NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Dossier

DOSSIER/ ENVER HOXHA, deklasifikohen ditaret, rinia e një diktatori që s’e donte artin

31/05/2022, 11:41
0
DOSSIER/ ENVER HOXHA, deklasifikohen ditaret, rinia e një diktatori që s’e donte artin












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Auron Tare: Në urën e Peratit

Auron Tare: Në urën e Peratit

07/12/2022, 20:18
Shifrat “optimiste” të FMN-së: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit

Besimi i bizneseve dhe qytetarëve në ekonomi, bie në nivelin më të ulët të vitit 2022

08/10/2022, 07:16
“Kush ka futur dorën në rezerva veç nazistëve”, profesor Romeo Gurakuqi ngre pytjet: Kush do sqarojë shqiptarët njëherë e mirë se ku është ARI i tyre i luftës

“Kush ka futur dorën në rezerva veç nazistëve”, profesor Romeo Gurakuqi ngre pytjet: Kush do sqarojë shqiptarët njëherë e mirë se ku është ARI i tyre i luftës

17/09/2022, 14:38
Presidenti i SHBA, Richard Nixon

Ish Presidenti amerikan Richard Nixon kërkoi të vizitonte Shqipërinë, negocioi diktatori rumun Çaushesku

17/07/2022, 19:29
DOSSIER/ Ditari i Gazetarit: Si e njoha profesor Servet Pëllumbin, nga ngjarjet në komunizëm, te posti i kryetarit të Kuvendit

DOSSIER/ Ditari i Gazetarit: Si e njoha profesor Servet Pëllumbin, nga ngjarjet në komunizëm, te posti i kryetarit të Kuvendit

14/12/2021, 11:33

Nga liceu në Korçë me nota sa për të kaluar në klasën tjetër, e deri te studimet në Francë e Belgjikë, Enver Hoxha nuk arriti kurrë të shënonte rezultate të mira apo dashuri për artin e guximshëm. Ndonëse u dërgua të shkollohej në një nga vendet ku gëlonin rrethet artistike, në Francë, Hoxhën e tërhiqte gjithnjë populli i varfër shqiptar dhe gjuha e thjeshtë. Nga arrestimi për shitjen e mishit të prishur e deri te puna si orator në varrime, le të zbulojmë diçka për rininë e shthurrur të Enver Hoxhës dhe detaje nga ditarët e tij.

Luela Myftari

“Disa ditë më parë, këndova në gazetë se baleti ynë, duke përgatitur shfaqje për popullin, nuk ka gjetur subjekt tjetër veçse valset e Shtrausit, të sajuara në një kompozim të veçantë, me një temë gjoja të moralit proletar, që s’ka të bëjë aspak me epokën e marrëzishme të valseve në fjalë. Po ç’janë valset e Shtrausit? Një excitant, shprehja e një epoke, shenja e transformimit të shoqërisë në fundin e shekullit të 19-të. ‘Danubi i kaltër’ nuk është i kaltër, po i turbullt, në qoftë se studiojmë gjendjen shoqërore dhe politike të kohës kur ai vals u shkrua. Po muzika është e bukur. Ky është fakt i pamohueshëm dhe unë nuk jam kundër që në radio të vihet ky vals ose edhe të tjera, por që regjisorët tanë, tok me ansamblin e baletit, të rrinë të punojnë muaj të tërë për të sajuar një shfaqje me këto valse, kjo politikisht dhe për edukimin e masave nuk sjell asnjë fitim, pra është punë pa dobi”.

Këto janë fjalët e Enver Hoxhës në pleniumin e XV-të të Komitetit Qendror të PPSH-së i cili iu kushtua artit, kulturës dhe një pjesë e mirë e tij edhe letërsisë apo shkrimtarëve të kohës. Ishte viti 1965 dhe menjëherë pas këtij pleniumi të mbajtur nga Ramiz Aliaj, fjala përmbyllëse e diktatorit, jepte komanda të reja. Ishte koha që të dënoheshin disa artistë. I pari balet maestro Skënder Selimi, i cili fillimisht u dërgua për punë në fshatrat e Malësisë së Madhe, ndërsa bashkëshortja e tij e huaj survejohej nga Ish – Sigurimi i Shtetit për çdo hap që hidhte. Valset e Shtrausit nuk u vunë më në skenë dhe Skënder Selimi bashkë me shumë krijues të tjerë në Teatrin e Operas dhe Baletit u shpërblyen me indiferencën e shtetit e publikut dhe për disa edhe me dënimet e sojit socialist të Partisë së Punës.

Teksa e gjej këtë dokument në një nga ditarët sekret të deklasifikuar së fundmi nga Drejtoria e Arkivave në Tiranë, nxitoj t’ia përcjell familjarëve të baletmaestros që sot nuk është më. “Ky është dënimi i diktatorit për tim atë Skendër Selimi, fjalimi i atij dhjetori të vitit 1965. Diskutohej atë kohë për baletin “Jeta e Artistit”, i cili pati vetëm provën gjenerale dhe u ndalua të shfaqej. Pas këtij krijimi, im atë u degdis në fshatrat e thellë të Malësisë së Madhe dhe nuk u kthye më në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ishte pengu i madh i babit, pikërisht ky takim me publikun: ‘Jeta e Artistit’ dhe Valset e Shtrausit në një balet plot fantazi me kostumet e skenografi të Shaban Hysës. Krenare për tim atë dhe mendimin avangard që atë kohë, ndonëse që atëherë gjithçka ndryshoi jetën tonë. Të mendosh se ishte viti 1965”, tregon Milena Selimi kur para syve ka një pjesë të aktit të dënimit dhe indoktrinimit të popullsisë përmes rregulla strike që do të duhej të ndiqnin artistët. Sepse nga ky vit, diktatori Hoxha do të indoktrinonte edhe më shumë popullin përmes artit. Kulmi i  indoktrinimit do të jetë në vitet ’70 dhe këtë e pohojnë thuajse të gjithë artistët e asaj kohe.

Nga ditaret e diktatorit Enver Hoxha do të doja të shkëpusja më shumë. Sepse ironia e fatkeqësive të mëvonshme vijnë pikërisht nga këto rreshta. Nis vërtet me Shtrausin, por në këto shënime të mbajtura mbi artin, gjen edhe akuza mbi luksin e shfrenuar të borgjezisë, siç e quante Hoxha një pjesë të shqiptarëve që më vonë mezi do të mund të siguronin edhe ushqimin e përditshëm përmes tollonave.

“Për çfarë i duhet popullit tonë ky balet? Përse e frymëzon atë ky balet? Për asgjë, kisha për të thënë. Me këtë rast na del përpara çështja se si duhet ta studiojmë dhe ta shfrytëzojmë eksperiencën e huaj botërore në fushën e letërsisë, të muzikës, të arteve figurative, të teatrit e të kinematografisë. A duhet të përfitojmë ne nga eksperienca botërore në këto drejtime? Nuk do të ishte marksiste po të thoshim jo, por do të ishte gjithashtu antimarksiste po të bëheshim skllavi i tyre, t’i gëlltitnim të gjitha ç’kanë prodhuar njerëzit e huaj, pa një analizë të thellë kritike, pa një klasifikim të drejtë. Çdo vepër, e çdo gjinie dhe e çdo kohe qoftë, ka anët e mira, ka edhe ato të këqija”.

Letërsia

Por, gjithnjë e më shumë diktatori do të gjente anë të këqija në veprat shqiptare. Dhe ajo nuk duronte dot diktatori ishte liria, që në ditarët e tij e gjen shpesh të etiketuar me fjalën “liberale”. Çdo vepër që ishte liberale, ndalohej, madje shkatërroj deri në atë pikë sa me të të prodhohej karton për një tjetër vepër të komunizmit. Gjithnjë e më shumë diktatori filloi të merrej edhe me kritikën letrare, apo atë të arteve figurative. Madje edhe me muzikën që krijohen në vend.

Enver Hoxha do të dënonte më vonë në 26 qershor të vitit 1973 poezinë e 21-vjeçarit Rudolf Marku. U akuzua për një poezi me influenca moderniste dhe të huaja. Vëllimi poetik i këtij autori të ri, atë kohë i sapobotuar me titullin “Shokët e mi” u hoq nga qarkullimi dhe u dërgua për karton, ndërsa autori Rudolf Marku u dërgua mësues, nëpër fshatra. Fatin e këtij vëllimi poetik e ndoqi edhe romani i Petro Markos. Menjëherë për karton. Një ditë më vonë në mbledhjet e Lidhjes së Shkrimtarëve, edhe poezitë e Faslli Halitit u kritikuan. Dy ditë më vonë, në 28 qershor të 1973 edhe poezia “Jetë” e Xhevahir Spahiut u akuzua për të meta ideologjike. Të gjitha këto janë të pohuara nga vetë shkrimtarët. Ishtin vitet ’70 kur arti duhet të ndërtohej si donte diktatori Hoxha, ndryshe artisti do të kishte fatin e Visar Zhitit, në burg, apo atë të artistëve të festivalit të 11-të të këngës në Radio-Televizion.

Po si ka mundësi që një udhëheqës shteti të mund të shkruante e fliste kështu për artin në një kohë kur kishte studiuar në një nga kryeqytetet ku kultura dhe ishte zëri kryesor i jetës shoqërore? Dhe nuk është krejt e pajustifikueshme nëse thellohesh në fëmijërinë dhe rininë e këtij udhëheqëi që u bë tiranik me artistët e popullit të vet.

Fëmijëria

Fëmiljëria e tij është plot anë të errta. Shumë dokumente janë shkatërruar kur Enver Hoxha u bë diktator. Të gjitha informacionet që nuk ishte e nevojshme t’i njihte populli shqiptar, thuajse shkuar për karton njëlloj si veprat që s’duheshin lexuar. Duke nisur që nga data e lindjes e deri tek pushkatimi apo internimi i shokëve të klasës që e njihnin deri ku arriti përpjekja për të mësuar, apo talenti të riut Hoxha.

Në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë, për Enver Hoxhën, janë shënuar 5 ditëlindje të ndryshme. Regjistri i bashkisë Gjirokastrës, nr. 6, fleta 75 shënon se Enver Hoxha, ka lindur më 12 maj 1908. Në Liceun e Korçës, Hoxhës i janë shënuar dy ditëlindje: 17 qershor dhe 3 tetor (vitet 1929 e 1930). Në Francë, figuron se ka lindur më 3 tetor, ndërsa gazeta Bashkimi në vitin 1946 vendoste si ditëlindje 3 shtatorin. 16 Tetori në fakt është ditëlindja që njohin shqiptarët sepse Hoxha zgjodhi që të festonte në këtë datë dhe këtë e bëri publike po në gazetën “Bashkimi” më 16 tetor të vitit 1947.

Mësimet e para i ka marrë në lice. Por, një gazetë e kohës tregon se ish – diktatori Hoxha mezi kalonte në vitet e para të arsimit. Liceisti i Korçës, Enver Hoxha, ishte ndër nxënësit më të dobët, mesatarja e tij 5+.  Kur u bë diktator thuajse dënoi dhe ekzekotoi të gjithë shokët e klasës, sepse mendohet se ata e dinin që Enver Hoxha kishte qenë një nxënës i keq, pa talente të veçanta dhe kush e di se si e kishte përfituar bursën. Në gazetën e Korçës ato ditë kur jepeshin rezultatet e nxënësve, u harrua emri i Enver Hoxhës, por një ditë më pas, gazeta shkruan disa rreshta për të.

Por, nota të mira nuk mori dot as jashtë vendit ku u dërgua për studime. Se si fitoi të drejtat për të studiuar në Francë e Belgjikë ende asgjë nuk është në dritë të plotë. Nga liceu me nota thuajse thjesht kaluese, në një vend ku kultura gëlon, me përvoja dhe mundësi fantastike për të punuar në zyrat e kancelarive evropiane, Enver Hoxha kthehet në Shqipëri. Ishte gati t’i shiste mish dhe djath të prishur shqiptarëve rrugëve, në vend t’i kushtonte rëndësi mësimeve. Në 7 gusht të 1940-ës Hoxha arrestohet pikërisht me këtë akuzë.

KUR ENVER HOXHA SHISTE DJATH TË PRISHUR ITALIAN

Nuk ndodh shpesh që historianët t’i japin dokumentet, proces-verbalet, letrat apo faktet përpara se t’i publikojnë ato. Por një nga procesverbalet që doli nga një cep i dosjeve të punës për rishkrimin e historisë, ishte ai i vitit 1940, ku një djalë i ri me emrin Enver Hoxha ndalohet nga policia, sepse mashtronte njerëzit si tregtar ambulant dhe i shiste atyre ushqime të prishura. Në këtë raport të policisë së Tiranës për ndalimin e Enver Hoxhës, faktet që pasqyrohen janë mjaft interesante për të kuptuar të shkuarën rinore të Enver Hoxhës përpara se ai të angazhohej si pjesë e lëvizjes komuniste në Shqipëri, një të shkuar që ai padiskutim me marrjen e pushtetit arriti ta fshihte nga arkivat, sigurisht në mënyrë që edhe historianët ta kishin të vështirë zbërthimin e së shkuarës së ish diktatorit. Sipas këtij procerverbali të kohës, ngjarja ka ndodhur në 7 gusht 1940 dhe Enver Hoxha është kapur në flagrancë nga policia e asaj kohe duke shitur në rrugë këmbë derri të prishura dhe djath Italian që kutërbon erë të keqe.

Procesverbali original ka këtë përmbajtje :

Mbajtun me datë 7-8-940 ditën e Mërkurë ora 17.00 në Tiranë kundra të qojtunit Enver Hoxha i biri i Halitit lindun më 1905, banues në Tiranë. Me profesin Gj. Ushqimore për shkak se në Rruga H. Toptani, i deklaruar në ketravajtje pse iu gjetën 3 (tre) zampe (kamb derri) të prishuna me krymbe qi i kishte ekspozue për shitje si dhe 2 (dy) kutije me copë djathi të firmës Bell Paese të prishun me erë të keqe.

I riu Hoxha la edhe punën si kancelar në legatën shqiptare në Bruksel dhe u kthye sërish në Shqipëri, ku do të punonte si kamarier dhe më vonë si folës, apo orator në varrimet e atyre që atë kohë ishin patriotët, apo dëshmorët e vendit.

Autori francez me origjinë hungareze, Thomas Schreiber ka botuar një biografi për jetën e Hoxhë në rini duke vënë në dyshim seksualitetin e tij, jetën e shturrur në Francë e Belgjikë dhe rikthimin në atdhe për t’u bërë diktatori, njëriu i pastër që do të vriste të gjithë shokët e mëhershëm që ia njohnin bëmat dhe temperamentin, që do të falsifikonte gjithçka që nga dita e lindjes e deri te fotografia e kafe Florës ku imazhi retushohet sepse diktatori nuk mund të shihej me cigare në dorë duke shijuar i shfrenuar jetën në Tiranë. Sepse kur u bë diktator, ai, Enver Hoxha mund ta shkruante gjithë jetën e tij si një vepër që të gjithë ta shijonin. Veprat e të tjetërve do të shkonin për karton, por jo ajo e Enver Hoxhës, sepse veprat e tij do të duhet t’i pëlqenin të gjithë. Dhe nëse “Danubi nuk i dukej i kaltër”, asnjë prej shqiptarëve nuk do të duhej ta njihte trazinë e jetës së lirë dhe nëse Enver Hoxha donte të festonte më 16 tetor, ashtu do të ishte. Ai e shkroi jetën nga fillimi dhe mes rreshtave gjen ende stoike veprat e tij në vilën e Bllokut. Dhe ndonëse nuk dimë datën e lindjes, saktësisht dimë atë të vdekjes. Ishte prill i vitit 1985.

Etiketa: diktatorEnver Hoxha
Artikull paraprak
Aktualitet

U kap me 1.5 kg kokainë e mijëra euro, ja si u arrestua 30-vjeçari shqiptar në Itali

29/11/2023, 20:03
Artikull tjetër
Aktualitet

U kap me 1.5 kg kokainë e mijëra euro, ja si u arrestua 30-vjeçari shqiptar në Itali

29/11/2023, 20:03
Artikull paraprak
Aktualitet

U kap me 1.5 kg kokainë e mijëra euro, ja si u arrestua 30-vjeçari shqiptar në Itali

29/11/2023, 20:03
Artikull tjetër
Aktualitet

U kap me 1.5 kg kokainë e mijëra euro, ja si u arrestua 30-vjeçari shqiptar në Itali

29/11/2023, 20:03

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Samiti i Tiranës historik?! Manjani: Jo mor jo, përkujtuan memorialin e Enverit

18/10/2023, 09:36
0

...

Piramida e Tiranes dhe diktatori Enver Hoxha

Piramida e diktatorit pret liderët evropianë në 16 Tetorin e lindjes së tij

16/10/2023, 13:52
0

...

Pjese e dokumentarit

Udhëheqësit e Shqipërisë në një dokumentar, video hapëse në Samit

16/10/2023, 11:50
0

...

Lulani dhe Piktura e tij e gjetur në apartamentin në zonën e Bllokut

FOTO: Gazetari blen apartamentin e vjetër të oficerit të Enver Hoxhës në Bllok, brenda gjen një thesar…

21/06/2023, 12:26
0

...

FotoMontazh/ Sali Berisha

Berisha nxjerr dekretin e ’95: Ja si ia hoqa dekoratat Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij

05/03/2023, 11:20
0

...

Lajmet e fundit

U kap me 1.5 kg kokainë e mijëra euro, ja si u arrestua 30-vjeçari shqiptar në Itali

U kap me 1.5 kg kokainë e mijëra euro, ja si u arrestua 30-vjeçari shqiptar në Itali

2023/11/29  8:03pm
0

Bashkia e Kurbinit

PAMJE/ E rindërtuar mbi rrënojat e tërmetit, si duket Bashkia e Kurbinit

2023/11/29  7:53pm
0

Gjermania rrit ndihmën humanitare për Gazën

Gjermania rrit ndihmën humanitare për Gazën

2023/11/29  7:33pm
0

Një shëtitje në Ujëvarën e Thethit © Ben Pipe Photography

Revista ‘Lonley Planet’ artikull Shqipërisë: 9 vendet që duhen t’i vizitoni patjetër

2023/11/29  6:54pm
0








































Para
Alibeaj flet te “Ligjet” për dhunën në familje dhe ngjarjet në Komisariat: Bilance lufte, kemi jetë të humbura…(E plotë)

Alibeaj flet te “Ligjet” për dhunën në familje dhe ngjarjet në Komisariat: Bilance lufte, kemi jetë të humbura…(E plotë)

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ