Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur për mediat gjermane në lidhje me sulmin terrorist nga serbët në veri, ku u vra një efektiv dhe u plagos një tjetër.
Gërvalla ka folur për “Deutschlandfunk”, ku është shprehur se nëse ndërkombëtarët do vijojnë me qëndrimet e tyre dhe do të tolerojnë Serbinë, atëherë do të ketë luftë.
“Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë. Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel. BE duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat”, tha ajo ndër të tjera.
Kujtojmë që 8 ditë më parë u sulmua policia kosovës nga një grup terrorist serb. Nga sulmi jetën humbi jetën një efektiv dhe u lënduan dy të tjerë, ndërsa nga kundërsulmi i policisë ndaj sulmuesve humbën jetën 4 persona.