Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

Donald Trump sulmon ashpër Macron: Shkoi në Kinë t’i lëpijë këmbët homologut, Xi-së 

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron, pak  ditë më parë në Kinë.

Në një intervistë për Fox News, Trump sulmoi Macron duke thënë se shkoi që t’i “lëpinte këmbët” homologut të tij kinez Xi në Pekin. Lidhur me këtë deklaratë të tij, reagoi dhe presidenca franceze, duke e quajtur një koment “vulgar”.

Theksojmë se Macron është në qendër të kritikave nga Trump pas komenteve të tij, ku tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë një “vasal” i Amerikës apo Kinës për çështjen e Tajvanit.

Trump akuzoi administratën e Joe Biden për dobësim të ndjeshëm të udhëheqjes amerikane në arenën ndërkombëtare, deri në atë pikë sa humbi mbështetjen e aleatëve të saj tradicionalë.

“Ju keni këtë botë të çmendur, e cila po shpërthen kudo dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë absolutisht asnjë koment për të”, ka thënë Donald Trump.

Ndërsa Xi Jinping e cilësoi si një ” një njeri të shkëlqyer “, i cili sipas tij ka “pamjen, trurin, gjithçka”.

Më shumë