Donald Trump është zyrtarisht ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale, kur ai akuzohet në një sallë gjyqi në Nju Jork, që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA.
Donald Trump u përball me një gjykatës me përvojë, i cili nuk është i panjohur në orbitën e ish-presidentit: ushtrues detyre i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Juan Merchan.
Hetimi nisi nga një pagesë për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.
Ai akuzohet se ka paguar për të blerë heshtjen e aktores, me të cilën dyshohet se ka pasur lidhje jashtëmartesore.
Trump vetë ka mohuar akuzat, ndërsa para qytetarëve në Florida pas gjyqit tha se akuzat u ngritën për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme.