Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka reaguar së fundmi lidhur me situatën në veri të Kosovës. Në një deklaratë për mediat serbe ajo është shprehur se situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë nga sa është sot.
Sipas saj reagimi i KFOR-it të cilët e kanë për detyre mbrojtjen dhe interesat e popullit të Kosovës ishte i vonuar. Më tej, Brnabiç ka shtuar se paqja është gjëja më e rëndësishme dhe duke e ruajtur atë atëhere ruajnë dhe mbijetesën e polillit serb në Kosovë.
“Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë. Situata në Kosovë po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”, tha ajo.