Avioni i ri i ushtrisë amerikane “F-15 Eagle II” ka lëshuar raketën e parë gjatë testimeve të fundit që po zhvillojnë forcat ajrore të SHBA-së.
Ky avion do t’i shërbejë ushtirsë amerikane për të zëvendësuar modelin e vjetruar F-15 Eagle. Avioni i ri është ndërtuar nga kompania Boeing dhe ka hapësirë për 2 anëtarë të ekuipazhit, por mund tëngrihet në ajër edhe vetëm me një pilot.
“F-15 EX Eagle II” ka sensorë të avancuar dhe kontroll “fly-by-wire”, ndërkohë që përdor platformën e kompanisë Open Mission Systems, duke mundësuar që në të ardhmen të instalohen pajisje më të avancuara duke përdorur të njëjtën infrastrukturë.
Avioni fillimisht u dërgua në Alaskë ku gjatë stërvitjeve është përdorur në maksimum, e më pas janë kryer edhe një sërë testimesh në tokë dhe gjatë fluturimit për të konfirmuar funksionalitetin në rrethana të ndryshme.