Gjeneral Brigade, Arben Kingji pritet që të emërohet si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në këtë post Kingji do të zëvendësojë në detyrë Bajram Begajn, i cili tashmë është në detyrë si President i Republikës së Shqipërisë. Mësohet se ka qenë kryeministri Edi Rama që ka propozuar Kingjin për këtë post.
Kolonel Arben Kingji mban aktualisht detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.
Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Ëinsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.