Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
33 %
3.1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Do ndërtohen KULLA TE SELIA E PD? Ky është PROJEKTI që po qarkullon në rrjet, por si qëndron e vërteta? (DOKUMENTET)

Lajme të ngjashëm

Në rrjetet sociale po qarkullon një projekt sipas të cilit është planifikuar ndërtimi i tre kullave të larta në tokën ku ndodhet aktualisht selia e Partisë Demokratike.

Projekti është punuar nga një studio arkitekturore me qendër në Mumbai të Indisë ndërsa ndërtesat ishin parashikuar të shtriheshin në një sipërfaqe prej 8200 metra katrorë.

Kaq ka mjaftuar që disa media pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, por edhe kritikë të Lulzim Bashës të ngrenë dyshimet për një aferë.

Ata e lidhin këtë projekt që siç duket është bërë disa vite më parë, me zhvillimet e fundit në PD, përplasjen e dhunshme për godinën dhe mbrojtjen që i bëri Lulzim Basha, duke e akuzuar këtë të fundit si të përfshirë në planin për ndërtimin e këtyre kullave.

Leja për kullat e firmosur nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha

Burime pranë PD për Newsbomb.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për vendimin e vitit 2013 kur u dha leja për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.

Në fakt, leja e Këshillit Kombëtar të Territorit në vitin 2013 është firmosur nga vetë ish-kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, dhe parashikonte përveç ndërtimit të Xhamisë me qendër tregtare, dhe ndërtimin e godinës polifunksionale me 3,4,6 dhe 8 kate.

Kur KKT dha lejen për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës, leja u dha edhe për ndërtimin e kullave polifunksionale. Gjykata më pas dha vendimin për anulimin e pjesshëm, duke pezulluar vetëm ndërtimin e kullave krah Xhamisë.

Më poshtë janë edhe dy dokumentet e firmosura në atë kohë për projektin në fjalë, i pari mban firmën e Berishës dhe i dyti i dalë nga Bashkia e Tiranës i ka shkuar për firmë ish-ministrit Visar Zhiti.

Leje zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe Godinës Polifunksionale 3,4,6,8 kate dhe 3 kate nëntokë.

Leje zhvillimore komplekse 1,2,3,4 kate dhe 3 kate nëntokë dhe godina polifunksionale 3, 4, 6, 8 dhe 3 kate nëntokë. Ky dokument është firmosur në 14 qershor 2013.

Në atë kohë pati edhe një padi nga Instituti i Çështjeve Kombëtare kundër KKT-së dhe Këshillit të Ministrave.

Edhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të këtij projekti duke akuzuar Bashën si të përfshirë në skandal.

“Shoqata Basha-Bardhi, kompani e ndërtimit dhe larjes së parave në ndërtim kullash në truallin e Selisë së PD. Sb”, shkruan Sali Berisha.

Më shumë