Një djalë i ri është plagosur rëndë në kokë, ditën e sotme në qytetin e Durrësit, për shkaqe që nuk dihen ende.
Në videon e siguruar nga Newsbomb.al. si dhe bazuar në dëshminë e personave që ndodheshin aty pranë, djali ka qëndruar i shtrirë në tokë për më shumë se 30 minuta, ndërsa kokën ia mbante me duar mbi pellgun e gjakut një kalimtar i rastësishëm.
Dyshohet se djali është rrëzuar pa ndjenja, por nuk është e qartë nëse e ka përplasur ndonjë makinë apo është konfliktuar fizikisht. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.
Për Newsbomb.al dëshmitarët thanë se ambulancës i janë dashur më shumë se 30 minuta të mbërrijë në vendngjarje ndërsa, sjellja e policit ishte indiferente.
I vetmi person që i është gjendur pranë djalit të plagosur është kalimtari i moshuar që përkujdeset për të derisa mbërin ambulanca.