Ashtu si dhe prej muajsh është përfolur lart e poshtë, këngëtarja Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin A$AP Rocky.
Ka qenë vetë Rihana ajo e cila ka publikuar fotot e bukura duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur krah partnerit të saj duke shëtitur në rrugët e Neë York-ut.
Rihanna shfaqet teksa përqafon partnerin dhe e puth, ndërsa barku duket përtej xhupit në ngjyrë rozë dhe mos vallë këngëtarja përmes këtyre fotove konfirmoi jo vetëm se është në pritje të ëmbël por dhe gjininë e bebit e cila mund të jetë vajzë.



