
Disa të paraburgosur në burgun “302” në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Kësisoj bëhet me dije se kati i dytë i burgut “302” është izoluar totalisht, duke u kthyer në karantinë, sipas abc news.
Deri në këto momente ende nuk ka një numër të saktë se sa të paraburgosur kanë rezultuar me Covid-19 tek “302-shi”.
Kujtojmë se një tjetër i dënuar sot është shtruar tek Infektivi, pasi gjendja e tij është rënduar.
Aktualisht numri i të dënuarve të infektuar me Covid, ka shkruar në 19 dhe pothuajse të gjithë janë tek 313-ta.