Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në rrugën “Ali Visha” në Tiranë.
Bëhet me dije se është përfshirë nga flakët një makinë tip “BMW X5”, teksa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mga flakët e makinës “BMW X5” janë dëmtuar dhe dy mjete që ishin të parkura pranë saj.
Zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut që shkaktoi zjarrin.