Një 47-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Korçë, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 47-vjeçar me inicialet A.F, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën me dije se është plotësuar kërkesëpadia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për gruan e dhunuar.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme
Njoftimi/ DVP Korçë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj
bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.