Pëllumb Binaj, kryebashkiaku socialist i Selenicës, është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga një 57 vjeçar nga Vlora. Policia njofton për ngjarjen dhe arrestimin e autorit, Pellat Bonaj.
“Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë”, njofton Policia.
Materialet për rastin i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa 57 vjeçari i arrestuar akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Deri tani nuk ka detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, për shkakun e saj dhe gjendjen e kryebashkiakut Binaj. Nëse ky i fundit ka marrë plagë nga dhuna e ushtruar nga Pellat Bonaj, apo bëhet fjalë për një sherr banal.