Ka nisur në Vushtri të Kosovës, ceremonia për përcjelljen në banesën e fundit të efektivit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga serbët të dielën në Banjskë të Zveçanit.
Varrimi i tij nisi në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrisë në Kosovë. Të pranishëm janë edhe zyrtarët e lartë të shtetit si presidenti i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, Ministri i Mbrojtes së Shqipërisë, Taulant Balla dhe anëtarë të tjerë të qeverisë shqiptare e kosovare.Në ceremoni ndodhen dhe drejtuesit e partive politike opozitare.
Gjithashtu, sot Bunjaku u nderua me urdhrin “Hero i Kosovës”, nga presidentja Vjosa Osmani. Urdhrin e pranuan familjarët e policit, dy djemtë e tij, gjatë ceremonisë që po zhvillohet në veri të Kosovës.
Kosova u zgjua të dielën me të shtëna armësh, ku në veri të vendit mbeti i vdekur polici Afrim Boshnjaku si dhe u plagos efektivi Alban Rashiti. Ishte ora 02:34 ku efektivët e Policisë së Kosovës u njoftuan se në hyrje të fshatit Banjskë serbët kishin vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke bllokuar kështu lëvizjen.
Menjëherë efektivët u nisën drejt vendit të ngjarjes duke mos ditur se çfarë i priste dhe se për njërin prej tyre do të ishte fatale. Kriminelët serbë hapën zjarr mbi efektivët e Policisë së Kosovës duke lënë të vdekur 50-vjeçarin, babain e tre fëmijëve, Afrim Boshnjakun dhe duke plagosur Alban Rashitin, i cili më pas u transportua drejt spitalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.
Alarmi filloi të binte dhe qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe të gjithë ndërkombëtarët u zgjuan me lajmin e kobshëm se në veri të Kosovës ka patur shkëmbime me armë zjarri. Menjëherë u bë e mundur mbullja e pikës kufitare në Bërnjak për hyrje nga Serbia, ndërkohë në reagimin e tij të parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,dënoi këtë akt të Serbisë dhe bëri me dije se rreth 30 persona të armatosur ndodheshin në zonën ku efektiv Bunjaku u vra.