Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e vettingut për ish-kryeprokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Vendimi është marr nga trupa gjykuese me kryesues Roland Ilia, ndërsa përbëhej edhe nga Pamela Qirko dhe Olsi Komici.
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla u tërhoq dhe kërkoi nga drejtësia dorëheqjen nga e drejta për tu emëruar gjyqtar ne apel më 11 shkurt.
Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet. SHBA si fillim deklaroi se kryeprokurori ishte bërë pengesë për reformën në drejtësi dhe më pas shkoi deri në një vendim ekstrem sa ti ndalojë futjen në SHBA atij dhe familjes së tij.
Procesi i rivlerësimit u ndërore edhe për gjyqtarin Besnik Imeraj.