Erion Rexhepi, 27-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në Cërrik i përkiste komunitetit rom.
Banorët tregojnë se Rexhepi mblidhte hekura dhe sende të ndryshme metalike, nëpër kazanet e mbeturinave për të siguruar jetesën e tij dhe të familjes.
Personat e fundit që e kishin parë viktimën, i kanë thënë policisë së Cërrikut se Rexhepi kishte xhetur një granatë dhe e mbante në dorë. Paraprakisht, lënda shpërthyese që besohet se i ka marë jetën 27-vjeçarit, dyshohet se është një granatë dore.
27-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka aktivizuar kapsollen dhe si pasojë i ka shpërthyer në dorë.
Për të zbardhur dinamikën se si ka ndodhur plotësisht ngjarja, janë sekuestruar disa kamera të një karburanti, ku kaluar i riu i cili besohet se mbante në dorë dhe grantën.
Pak më herët në vendin en gjarjes mbërritën dhe familjarët e viktimës të cilëte kanë “shpërthyer” në lot.