Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

DETAJE nga ekzekutimi i Arben Mërkurit/ Kamerat filmuan dy autorët para dyqanit të viktimës, “larja e hesapeve” pista kryesore e hetimeve

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Arben Mërkurit mbrëmjen e djeshme në Sukth.

Burime bëjnë me dije se 48 vjeçari u qëllua me dy plumba brenda në dyqanin re tij, ku njëri prej autorëve ka zbritur nga makina dhe e ka qëlluar e më pas janë larguar në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar mjetin e autorëve që dyshohet se autorëve ka qenë me targa të vjedhura.

Deri më tani janë  shoqëruar 20 persona për t’u marrë në  pyetje në lidhje me atentatin e mbrëmshëm. Aktualisht Policia po heton për konflikte nga e kaluara e viktimës, i cili ishte person me precedentë te theksuar kriminal.

Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Sukth, ku autorë të paidentifikuar ende ekzekutuan me armë zjarri 48 vjeçarin Arben Mërkuri në dyqanin e tij.Ai u qëllua me dy plumba, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Më shumë