Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim sot ka zhviluar një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe atë të PD, Enkelejd Alibeaj.
Selia diplomatike e SHBA njoftoi me herët se gjatë këtij takimi janë diskutuar një gamë çështjesh për agjendën e Parlamentit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri.
Të dy sot takuan ambasadoren, por ajo që ra në sy është një detaj protokullar, ku Alibeaj i PD e takon ambasadoren Kim me dy duar, ndërsa Balla me një dorë.