
Pronari i një punishteje në Durrës procedohet në gendje të lirë pasi derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në ambient të hapur.
Në gjendje të lirë po procedohet pronari i punishtes, D.M., 33 vjeç, banues në Krujë.
Sakaq IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.
Gjithashtu në ambientet pranë objektit u konstatua dhe një ndërtim i paligjshëm.
DETAJE nga policia: Derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në
Durrës – Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore.
Operacioni nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT
Derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në ambient të hapur, procedohet në gjëndje të lirë pronari i punishtes.
IKMT ka ndëshkuar me gjobë subjektin
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollet në Gjepalaj, Shijak, ku u konstatua se mbetjet e një punishteje për përpunimin e qumështit derdheshin në ambient të hapur (tokë bujqësore), duke shkaktuar ndotje.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u procedua në gjendje të lirë pronari i punishtes, shtetasi D.M., 33 vjeç, banues në Krujë.
IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.
Gjithashtu në ambientet pranë objektit u konstatua dhe një ndërtim i paligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Ndërtim pa leje”.
Policia e Shtetit dhe IKMT apelon për këdo të denoncojë shkeljet në mjedis dhe çdo paligjshmëri tjetër, në numrin falas 112 ose Komisariatin Dixhital.
#mbromjedisin