Ajo është deputetja më e re në historinë e parlamentarizmit shqiptar dhe ditët e fundit është vënë në fokusin e lajmeve rozë mbi jetën private.
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka përgënjeshtruar lajmin se ajo është duke përjetuar një romancë, me një 19 vjeçar pjesë e forumit rinor të LSI-së.
Pak ditë më pare shtypi rozë publikoi lajmin se ajo ishte në një lidhje dashurie me një prej aktivistëve të forumit rinor LRI. 22 vjeçarja ka treguar se për momentin ajo nuk është në një lidhje. Klevi, djali që përflitej se ishte i lidhur me Kejdin, për deputeten është është thjesht një prej anëtarëve të LRI me të cilët ajo bashkëpunon.
“Djali quhet Klevi dhe është njëri prej drejtuesve të strukturës së gjimnazeve për LRI-në e Tiranës, të cilin e kam njohur prej punës së përbashkët që bëjmë dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë pune. Për shkak të punës sime, më ndodh shpesh të takoj të rinj. Klevi është njëri prej tyre” – ka sqaruar Kejdi gjatë intervistës. Me tej, deputetja 22 vjeçarje është shprehur se për të është ende herët për të krijuar një lidhje dashurie.