Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Deputeti i Vetëvendosjes ironizon asociacionin e Ramës: Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama deklaroi më herët sot se ka dërguar në Berlin dhe Paris një Draft për Acsociacionin.

Përmes një  psotimi në Facebook, Rrustemi ironzon duke thënë se kryeministri i Shqipërisë kot e ka dërguar Draftin tek Macron e Scholz pa ia dërguar Dejona Mihalit.

“Rama paska dërguar draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe te Scholzi dhe Macroni. Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali”, ka shkruar deputeti Rrustemi

Por kush është Dejona Mihali?

Dejona Mihali është aktiviste e LVV-së, nuk është shumë emër i njohur për publikun, pasi nuk ka rol dhe nuk ushtron asnjë funksion publik në Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

Por ajo është figurë e rëndësishme në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi është anëtare e kryesisë. Gjithashtu Mihali është koordinatore e komiteteve profesionale të LVV.

Mes të tjerave mediet në Kosovë kanë shkruar se Mihali kontrollon grupin parlamentar të Vetëvendosjes dhe vendimet që merren në këtë parti. Më herët politikanët dhe mediet atje e kanë akuzuar se është futur nga Shqipëria për të bërë “eleminime politike” brenda VV-së.

Më shumë