Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Kavajë, ku vetvar në ambientet e Komisariatit një 31-vjeçar.
Sula me anë të një postimi në rrjetet sociale bën akuza të forta duke thënë se i riu nuk ka vrarë veten, por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.
Ndër të tjera ai i bën thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen dhe mos lejojnë që provat të manipulohen.
Kujtojmë që Ilvi Meta u arrestua sot nga policia për vjedhje, ndërsa në Komisariatin e Kavajës i dha fund jetës duke u vetvarur.
“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 31 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës.
Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.
I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur” shkruan Sula në postimin etij.