Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Deputeti i ashpër me ambasadoren Franceze: Të duam, por vetëm në Francë

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar ashpër ndaj ambasadores së Francës në Prishtinë, Maryse Daviet, e cila ka kërkuar që më shumë të përdorët flamuri shtetëror i Kosovës sesa ai kombëtar.

Selimi në profilin e tij në Facebook në ka shprehur pakënaqësinë e tij me ambasadoren franceze. “Zonja Ambasadore, nëse ju pengon fluri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Rexhep Selimit në Facebook:

Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valvitjen e flamurit të shiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se “e don flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri…”

Zonja Ambasadore, nëse ju pengon flamuri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë!

Nëse nuk të pelqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?

Më shumë