Deputeti Vladimir Kosta, i cili ka hyrë në Kuvend nga lista e Partisë Socialiste, duket se ka mbyllur çdo marrëdhënie me këtë parti, për të kaluar në opozitë.
Deputeti i Përmetit nuk ka qenë sot i pranishëm në takimin e kryeministrit Edi Rama në qytetin jugor, për të marrë pjesë në aktivitetin e partisë opozitare.
Kosta ka qenë i pranishëm në konventën e Partisë Agrare Ambientaliste, që drejtohet nga Agron Duka, duke lënë të kuptohet se ky mund të jetë destinacioni i tij i radhës.
“Një pjesëmarrje e gjerë dhe dinjitoze në konventën e Vl të PAA-së”, shprehet Vladimir Kosta.