Tirana
broken clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
30 %
4.1kmh
75 %
Mër
29 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

DEL FOTO: Ky është 40-vjeçari, pronari i “THE BOSS” që u ekzekutua në mes të Vlorës; shoqërohen në polici 10 persona (Pistat ku po hetohen)

Lajme të ngjashëm

Presoni në foto është Bledar Birçaj, 40 vjeçari, i cili u ekzekutua me armë zjarri pak pas mesditës së sotme në qytetin e Vlorës. Drejt mjetit BMW X5 me të cilin ai lëvizte në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në ecje.

40 vjeçari, pronar i lokalit të njohur në Lungomare i quajtur “THE BOSS”, u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar por fatkeqësisht nuk mundi të jetonte.

Bëhet me dije se 40-vjeçari nuk është një person i njohur në Vlorë, por një nga pistat që po heton policia është se ai së fundmi ka pasur një konflikt me një person. Gjithashtu në 2011 ka qenë i akuzuar për vrasje dhe ka qëndruar në burg për 40 ditë dhe më pas është lënë i lirë.

Por gjithashtu ka dyshime edhe mbi aktivitet që ai ka pasur jashtë, pasi prej disa vitesh ka jetuar në Belgjikë dhe më pas në Spanjë, ku nga ky i fundit është kthyer rreth një muaj më parë.

Mësohet se në polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, por që asnjëri nga ata nuk akuzohet si autor.

Policia dyshon se autorët janë larguar nga fshatrat e Vlorës dhe se dyshohet se kanë qenë dy persona.

Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Lexo edhe: Kush është 40-vjeçari i ekzekutuar në Vlorë, pronar i lokalit të njohur në Lungomare (Detajet)

Më shumë