Alma Beqiri, një 46 vjeçare që punonte si agjente postare në postën “Adex”, akuzohet se ka përvetësuar 3 milionë euro përmes mashtrimit. Ajo është arrestuar në kushtet e flagrancës, pas hetimeve të thelluara 2-mujore.
Nga veprimet e thelluara hetimore rezulton se Alma Beqiri, gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën 3,000,000 euro.
ZBARDHET SKEMA E MASHTRIMIT
Duke punuar si agjente e shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, 46 vjeçarja dorëzonte pakot të ndryshme për llogari të bizneseve që ishin të lidhur me postën “ADEX”, por paratë që merrte për produktet që dorëzonte, Alma Beqiri nuk i arkëtonte.

Pra, paratë e produktit që duhet të arkëtoheshin në llogaritë e bizneseve dhe as në llogaritë e kompanisë postare ku gruaja punonte. Në këto kushte, të gjitha paratë që merrte, Alma Beqiri i mbante përvete dhe i invetsonte në pasuri të ndryshme.
Shumën prej 3,000,000 euro që e ka përfituar përmes mashtrimit, kjo shtetase dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.
Nga Policia e Korçës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vetëm dy automjete që përdoreshin nga Alma Beqiri, ndërkohë që po vetë Drejtoria Vendore e Policisë thotë se paratë e përfituara përmes mashtrimit janë investuar në apartamente dhe bznese në emër të familjarëve.
