Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Elbasanit ka treguar një histori nga një mbledhje e KLD-së, ku një gjyqtar i duhej të justifikonte 80 mijë eurot që i kishin kaluar në llogarinë e tij.
Xhafaj tregoi se si gjyqtari pretendoi se paratë ia kishte falur univeristetit ku ai punonte si pedagog, ndërkohë prokuroria dhe KLD nuk u morën më me këtë çështje.
“Nëse navigoni në procesverbalet e KLD, do gjeni shumë çudira, por unë po ju tregoj një prej tyre. Në një nga mbledhjet e KLD, një gjyqëtar gjykohej për shkak të një kallëzimi që kishte bërë ILDKP. Ndërmjet shumë gjërave të tjera ishte një shumë rreth 80 mijë euro që gjyqtari s’e justfikonte dot. Dhe pyetja që iu bë po ku i ke këto 80 mijë euro? “Këtë ma ka dhënë, unë jam pedagog ma dha pronari i universitetit. Po si t’i dha? Ma dha ju e dini që ai kur shkon nëpër pub fal lekë më fali dhe mua këtë 80 mijë euro, ka ndonjë gjë të keqe të të falin 80 mijë euro? Jo pak 80 mijë euro dhe këtë në KLD… Heshti KLD, heshti edhe Prokuroria që mori çështjen e tij. Pse heshti KLD? Se KLD ishte korporata. Pse heshti prokuroria? Se prokurorët e dinin që një pjesë e mirë e tyre ishin po si ata dhe kjo bëri që korrupsioni të kthehej në sistem. Këtë duam të bëjmë nëpërmjet kësaj reforme, e cila do të hapi rrugën për të bërë karrierë më zotit dhe më të aftit”, tha Xhafa.