Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
33 %
3.1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Deklarata e mafiozit të Ndrangheta-s për një ministër shqiptar, SPAK vihet në lëvizje dhe kontakton homologët në Itali

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK, vihet në lëvizje për rastin e një mafiozi italian i cili gjatë një deklarate të tijën para hetuesve është shprehur se grupet kriminale mbroheshin nga një ministër shqiptar.

54-vjeçarit Antonio Guastalegname, është pjesë e organizatës famëkeqe Ndrangheta dhe është zbërthyer para hetuesve në Itali duke treguar detaje për mënyrën e organizimit dhe lidhjet që banda kishte me trafikantë edhe në shtete të tjera.

Burime zyrtare nga struktura antikorrupsion bëjnë me dije se SPAK do komunikojë me homologët italianë për të sqaruar situatën dhe për të marrë informacion nëse ka diçka konkrete për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në aktivitete kriminale në shtetin fqinj.

Antonio Guastalegname deri tani nuk ka përmendur emra konkretë, por ka thënë se nga kontaktet që kishte brenda organizatës, kishte dëgjuar se kriminelët shqiptarë mbroheshin nga një zyrtar i lartë, i cili ishte ministër i Drejtësisë ose ministër i Brendshëm.

Më shumë