Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
39 %
3.1kmh
40 %
Mër
25 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

Dedikim kaq të ndjerë nga Marjana Kondi s’keni lexuar, aktorja për Skënder Anamalin: Dy rrugë mbajnë emrin tënd, prind i dashurisë sime…

Lajme të ngjashëm

Aktorja e madhe Marjana Kondi bën një dedikim tejet emocional për babain e bashkëshortit të saj, emri i të cilit tanimë gjendet në rrugët e “dy” Shqipërive: Në Prishtinë dhe në Shkodër.

Dy rrugë në kryqytetet shqiptare mban emrin e Skënder Anamalit, arkeologut të ndjerë shqiptar dhe këtë fakt, aktorja Marjana Kondi e ndan me krenari për të gjithë miqtë.

“Pas kaq vitesh në biblotekën time në kujtimet e mia në vazhdimësinë time ndjehem krenare që trashëgoj dhe pasoj një pjesë tënden……

Rruget e jetës janë të shtruara me fate njerëzish. Shiko mirë ku shkel!…

Edhe unë sot jam krenare sepse po shkel në një rrugë që mban emrin tënd. Një rruge në të dyja Shqipëritë që ti nuk rreshte së eksploruari me emrin tënd.

I paharruar dhe i përjetshem në mendjet dhe zemrat e të mençurve Skënder Anamali.

Prind i dashurise sime…”, shkruan  aktorja Marjana Kondi Anamali për arkeologun e mirënjohur shqiptar.

Më shumë