Turqia ka pezulluar të gjitha fluturimet për një orë sot në aeroportin e Stambollit për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet. Mediet e huaja raportojnë se shumë qytete të tjera kanë vështorësi në transport dhe udhëtime, pasi moti i keq ka përfshirë vendin.
Gjatë fundjavës reshje të mëdha dëbore kanë mbuluar disa qytete, ndërsa autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave deri në përmirësimin e kushteve të motit.
Ndërkohë, Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se mijëra njerëz ishin evakuuar për shkak të motit të keq, ndërsa mijëra të tjerë mbetën të bllokura dhe ekipet e emergjencave I furnizuan me ushqime dhe gjithçka tjetër që u nevojitej në këto ditë të vështira.