Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është duke dhënë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Ai është pyetur nga deputeti i PD Helidon Bushati nëse kishte ndonjë urdhër të Ramës apo Këshillit të Ministrave që ai të kontrollonte gjithë sekretarët e ministrive.
Agaçi tha se detyrat e tij i kishte të përcaktuara qartësisht në ligj dhe nëse do të kishte ndonjë urdhër të tillë, ai do të ishte protokolluar. Sekretari i Këshillit të Ministrave theksoi se në Komisioni merrte pjesë vetëm për të folur për ligjin dhe jo për legjenda urbane.
Debati në Komision mes Bushatit dhe Agaçit
Bushati: A ka një urdhër kryeministri, apo vendim i këshillit të ministrave që ju jep juve kompetenca për mbikqyerjen e punëve të sekretarëve nëpër ministrira?
Agaçi: Unë kam 9 vite që ushtroj këtë profesion të nderuar. Sot kam ardhur i përgatitur për objektin e këtij komisioni hetimor. Nëse ka ndonjë urdhër, se bëhen me shkrim dhe protokollohen, për sekretarin e përgjithshëm, më jepni kohë dhje do ju vë në dispozicion arkivat e këtyre 9 viteve.
Bushati: Duhet të jesh shumë i ngarkuar me punë që të mos e mbash mend?
Agaçi: Detyrat e sekretarit të Këshillit të Ministrave janë të sanksionuara në ligj. Nëse do flasim për ligjin jam gati të përgjigjem, nëse do flasim për legjenda urbane, unë nuk merrem.
Bushati: Ju jeni koordinatori i sekretarëve nëpër ministri. Dhe ish-sekretari në Ministrinë e Mjedisit për çdo gjë ju informonte juve.
Agaçi: Unë jam duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve. E thashë dhe pak më parë, në një pyetje tjetër, unë nuk shpëtoj me ligj. Kjo është e pasaktë. Unë punoj me ligj. Ushtroj kompetencat që ligji më jep.
Bushati: Janë kaluar disa vendime ditën e mërkurë, një ndër to ka qenë ai për inceneratorët, sa miratime nga ministri apo institucione janë marrë më datë 16 brenda ditës, vetëm për atë projekt-vendim
Agaçi: Jam këtu për tu përgjigjur për funksionin tim. Nuk janë marrë 17 vendime në datë 17 dhjetor.
Bushati: Në lidhje vetëm me këtë projekt-vendim për inceneratorin e Elbasanit, më datë 16/12/2014, sa miratime janë marrë si pjesë e dosjes që i bashkëlidhet vendimit dhe hyn në Këshillin e Ministrave.
Agaçi: Në lidhje me projektvendimin 907 të vitit 2014, pas miratimit nga Ministria e Financave, projekt-vendimit i është bashkëngjitur dhe kontrata. Por kontrata e firmosur dhe e hyrë në fuqi nga palët.
Bushati: Sa miratime keni marrë brenda datës 16/12/2014?
Agaçi: Është e pamundur për zyrën e sekretarit të përgjithshëm të di sa vendime merren në qindra dhe mijëra intitucione çdo ditë. Ajo e cila është detyrimi ynë ligjor dhe ju përgjigja, pyetja juaj e mori përgjigjen.