Debate të forta po zhvillohen gjatë kësaj seance plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës kanë replikuar me ata të mazhorancës lidhur me vendimin për rritjen e pagës së anëtarëve të Gjykatë Kushtetuese.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka thënë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë aq vështirësi sa të kenë privilegjin me rritjen e pagave. Sipas Bardhit vështirësia më e lartë është te prokurorët e SPAK dhe Gjykata e Posaçme të cilët kanë hequr disa privilegje personale.
“Nëse ke respekt për Gjykatën Kushtetuese respekto vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Ne nuk jemi kundër asnjë ligji që rrit eficencën e gjykatës. Ne jemi në grup pune që po punojmë për paketën ligjore në bashkëpunim me aleatët. Ne në grup pune kemi rënë dakord për një gjë thelbësore,ne nuk do të pranojmë asnjë privilegj shtesë për prokuror dhe gjykatës.Kur janë miratuar rritja e pagave për administratën dhe legjislativ,ne çuam një amendament ku ju u përgjigjët që ne e kemi nisur nga reforma në drejtësi, për sistemin e drejtësisë.
Ju nuk mund të më thoni mua për anëtarët e gjykatës kushtetuese që kanë vështirësi pune më shumë se prokurorët e SPAK dhe Gjykata e Posacme.Ata kanë hequr dorë nga disa privilegje personale.Një gjyqtar që jep 5 vendime në vit nuk meriton të paguhet, me gjithë respektin. Ju po bëni një tentative të qartë që të keni kontroll mbi gjykatën kushtetuese.Doni të bëjmë rritje pagash nise nga prokuroria e posacme”, tha Bardhi.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe deputeti Edmond Spaho i cili theksoi se ky diskutim që është duke bërë tregon qartë dështimin e reformës zgjedhore dhe kapjen reformës në drejtësi nga qeveria.
Spaho: Po kërcejmë nga një degë në një degë.
Nikolla: Vet e kërkove, shtype butonin dhe më doli këtu.
Spaho: Unë e kërkova? Po kërcejmë nga një degë në një degë.
Nikolla: Po mos kërce.
Spaho: Dua t’ju them që kjo që po bëhet tregon dështimin e reformës zgjedhore në drejtësi dhe kapjen e reformës në drejtësi.