Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Dash Sula kërkon dorëheqjen e Bejkos: Lufta mes vetes është shkatërrimtare, nuk fiton as Këlliçi nëse garojnë të dy

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur mbrëmjen e sotme se Roland Bejko, kandidat i zgjedhur nga PD e drejtuar nga Alibeaj për Tiranën, duhet të tërhiqet. Sipas tij, në këto kushte nuk fiton as Belind Këlliçi.

“Djem si Rolandi dhe Belindi janë demokratë. Lufta mes vetes është shkatërrimtare. Duhet të linim mosmarrëvshjet pas 14 majit. Të gjithë palët duhet të reflektojnë. Si Këlliçi dhe Bejko nuk fitojnë nëse garojnë të dy. Është e rëndë. Me një mendje të ftohtë ditët në vazhdim do të duhet që palët të reflektojnë dhe të gjendet zgjidhja”, tha Sula.

I pyetur nga Beti Njuma në emisionin “Ora e Betit” nëse Roland Bejko duhet të dorëheiqet, Sula shtoi “Padiskutim, gjërat janë të vështira.”

“Kam qenë i qartë prej kohësh, e kam paralajmëruar. Nuk më surprizon diçka e tillë. Në mbledhjen e grupit i paralajmërova dhe i kërkova një gjë të tillë. Këtu faji është i të gjithëve. Është çmenduri. Një palë të ndarë në dy pjesë, një PD është. Unë ka dalë i pari që kam thënë mbështes kandidatët e primareve. Votohet për djemtë demokratë, vëllezërit tanë”, vijoi deputeti demokrat.

Më shumë