Moti i keq ka përsfirë të gjithë Evropën dhe duket se vera po refuzon të vijë.
Një rekord i ri për temperaturat e ulëta në muajin maj është arritur në ishullin francez në Mesdhe, Korsikë, ku reshjet e borës ranë me shumicë.
“Ne po habitemi jo pak. Nuk kemi zinxhirë për rrotat, ishim me pantallonta të shkurtra e sandale, ndërsa tani….”, thotë një turist.
Sipas shërbimit të motit të BBC, moti në Evropë është i pazakontë ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm në Spanjë, Portugali dhe Qipro.
Në Evropë do të rikthehet i ftohti, ndërsa Greqia dhe Ballkani, si edhe vebdi ynë janë përballur me reshje të shumta shiu. Po ashtu edhe në fundjavë, situata nuk do të jetë aspak e mirë, reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta do të jenë prezente.