Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

Çmimet e shërbimeve dentare, Manastirliu garanton qytetarët: Nuk do të ketë rritje të tarifave

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka garantuar qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimeve të shërbimeve dentare në vend.

Ajo bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka çuar në gjykatë një kërkesë padi pasi ky është një vendim i paligjshëm.

‘Ministria e kundërshtuar këtë vendim, pasi është i pazbatueshëm. Urdhri i Stomatologut ka kaluar kompetencat. Ne kemi dërguar në gjykatë një kërkesë padi për anulimin e këtij ligji. Garantojmë qytetarët që nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme, pasi nuk është kompetencë e Urdhrit ky vendim.

Të gjitha organet janë duke bashkëpunuar. Vendimi është i pa aplikueshëm dhe i pabazuar në ligj. Ndaj jo vetëm ministria e Shëndetësisë, por edhe instancat e tjera që janë pjesë e kësaj iniciative janë nën vëzhgim. Por garantojmë qytetarët që nuk do të ketë asnjë aplikim të asnjë vendimi që është në tejkalim të kompetencave‘, u shpreh Manastirliu.

 

Më shumë