Gazetari Çim Peka duket se e ka humbur durimin duke dëgjuar kolegun Artan Hoxha në emisionin “Opinion” teksa shpjegonte detajet e pajisjes së përgjimit që përflitet se ekziston dhe përdoret në mënyrë të paligjshme nga Policia.
Peka e ka ndërprerë Hoxhën duke i thënë se “Ke 20 minuta që po i shpjegon këtu shqiptarëve si përdoret pajisja. Çfarë po bën po trajnon shqiptarët si të përdorin pajisjen?”, ndërsa Artan Hoxha i ka kërkuar atij të flasë dhe të tregojë nëse di ndonjë rast të ndonjë politikani që është përgjuar.